101 vjetori pavarësisë, ceremoni solemne në ngritjen e flamurit

Bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni solemne në përkujtim të ngritjes së flamurit në Durrës në 26 nëntor 1912.Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kryetari i qarkut Alfred Mullaraj, veteranë, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe zyrtarë  të pushtetit vendor.Pas tingujve të himnit kombëtar, flamurin përpara Bashkisë, në të njëjtin vend ku është shpalosur edhe përpara 101 vitesh, e ka ngritur kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.Fjalën e rastit e ka mbajtur drejtori i arsimit, kulturës, rinisë, sportit dhe komuniteteve fetare në Bashkinë e Durrësit Adrian Gurra.Në ceremionine e rastit u përmendën disa prej figurave kryesore që kontribuan në aktin e pavarësisë.