Problemet nga rreshjet, banorët: Nuk dimë kujt njësi ti ankohemi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2013, 17:37
Banorë të Lezhës në tokë të Shengjinit. Kjo dilemë e pazgjidhur vështirëson lëvizjen e banorëve dhe mjeteve në rrugën “Fran Ivanaj” në hyrje të qytetit të Lezhës.Mjaftojnë pak rreshje shiu që rruga të bllokohet nga gropat e mëdha me ujë. Për të shmangur depërtimin e ujit në banesa, vendosja e këtyre pritave është parë si e vetmja zgjidhje. Për banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë këtij segmenti rrugor, gjithçka mund të zgjidhet nëse kuptohet se kujt njësie vendore i përket kjo zonë.Janë rreth 500 metra rrugë, por për të dalë në rrugën kryesore sigurisht këta qytetarë duhet të perballen çdo stinë dimri me këtë gjendje, ndërsa drejtuesit vendor nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për situatën e krijuar.