Festa e Pavarësisë, Bashkia Fier organizon aktivitete festive

Në kuadër të festave të 28-29 nëntorit, Bashkia e Fierit ka organizuar një sërë aktivitetesh.Që prej ditës së dielë, qyteti është gdhirë nën motivet atdhetare ku në të gjitha rrugët dhe shëtitoret janë vendosur flamuj për festat.Drejtori i Departamentit të Kulturës në Bashkinë e Fierit, Frederik Jorgaqi, është shprehur për “Ora News” se në kuadër të festimeve janë zhvilluar një sërë aktivitetesh jo vetëm gjatë kësaj jave, por në harkun kohor të 3 muajve të fundit.Jorgaqi gjithashtu ka theksuar dhe ka bërë me dije se gjatë dy ditëve të festave banda e qytetit do të perforomojë për qytetarët fierakë.Jorgaqi pranon gjithashtu se gjendja e vështirë financiare e Bashkisë së Fierit ka ndikuar për reduktimin e aktiviteteve të planifikuara.