Naço mbledh drejtorët e burgjeve: I nevojshëm reformimi i burgjeve
Arratisja spekatakolare e shtate te denuarve nga burgu i Drenoves ne Korcë, ka nxjerrë ne pah se sistemi i sigurise ne burgje eshte nje sistem i kalbur, joprofesional, i ndërtuar mbi bazën e emerimeve politike, klienteliste dhe korruptive. Ky ka qene qendrimi i ashper i Minsitrit te Drejtesise, Nasip Naço, i cili premtoi reforme te thelle ne kete sistem.Gjithashtu Naço ka garantuar reformimin tërësor edhe per Sherbimin e Kontrollit te Brendshem, ndërsa bëri me dije se është shkarkuar menjëherë drejtori i Burgut të Drenovës, Genci Postoli si dhe punonjës të nivelit të lartë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.Ministri i Drejtesise tha se eshte krijuar nje grup pune, me përfaqësues te Ministrise se Brendshme, Sherbimit Informativ Shteteror, Prokurorisë së Pergjithshme dhe Ministrisë së Drejtesise, te cilet po analizojnë me imtësi ngjarjen e ndodhur.Sipas Naços arratisja e 7 të dënuarve ishte planifikuar muaj më parë. Ai shtoi se të arratisurit kanë qenë të pajisur me 2 pistoleta dhe 2 automatikë, dhe duke përfituar nga skema e sigurisë së punonjësve të policisë, nën kërcënimin e armës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë jashtë kanë mundur të arratisen.Ai garantoi se do te perballet me ligjin çdo punonjës qe me veprimet apo mosveprimet e tyre krijojnë terren e mundësi per ngjarje si ajo ne Drenove te Korçes.