Të dënuarit që "thyen" Drenovën, lajmi në faqet e para të mediave ndërkombëtare
Lajmi i arratisjes nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës i 7 të dënuarve ka zenë vend edhe në mediat e huaja.Rrjeti britanik BBC, Associated Press, mediat Italiane si dhe ato të shtetit grek i kanë dhënë këtij lajmi një hapisrë jo të vogël, nisur dhe nga fakti se të arratisurrit janë të rrezikshëm.Duke iu referuar burimeve zyrtare nga Tirana , mediat ndërkombëtare shkruajnë se ende nuk ka hollësi për mënyrën se si të denuarit kanë mundur të organizojnë arratisjen, që duket se ka qënë e mirë- organizuarMendohet se të dënuarit kanë arritur të ç'armatosin disa prej rojeve të burgut dhe më pas, të armatosur, kanë arritur të dalin jashtë mjediseve të burgut, ku kanë hipur në dy makina dhe janë larguar në drejtim të Pogradecit.Këtu, sipas mediave, ata kanë mundur të shmangin një postobllok të policisë duke i kërcënuar me armë dhe kanë vazhduar udhëtimin drejt Librazhdit. Duket se ata nuk kanë qenë të gjithë bashkë.Afro dy orë pas arratisjes, njëri prej të dënuarve me burgim të përjetshëm, nën akuzën e vrasjes kërcimit dhe rrëmbimit, Artur Gora, është arrestuar ndërsa udhëtonte me taksi.