Trajtim të kancerit me rreze, në QSUT vihet në funksion akseleratori linear
Aktivizimi i tij në këtë rast do të thotë se ndërhyja për të hequr tumorin nuk do të bëhet me ndërhyrje në zakonshme kirugjikale që herë pas herë ka shënuar edhe dëmtime të tjera, por nëpërmjet nderhyrjeve me rreze, ku një pacient qëndron vetëm 24 orë në spital e mund të shkojë në shtëpi.Për herë të parë kjo aparaturë realizohet në Shqipëri dhe në rajon, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në mjekësinë e vendit. Mjeku neurokirug, Artur Xhumani, tregon se si realizohet ndërhyrja në të.Akseleratori linear është vendosur në shërbimin e neurokirurgjisë dhe ka kushtuar mbi 1.5 milion euro. Ndërhyrja e parë do të realizohet brenda javës, ndërkohë që kërkesat janë të larta sepse shifrat e të prekurve nga tumoret 10 vitet e fundit janë dyfishuar.