Pogradec, identifikohet kufoma e djegur në Qafë Thanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2013, 15:15
Identifikohet kufoma e djegur e cila u gjet mëngjesin e sotëm në aksin Qafë Thanë- Pogradec.Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Viktor Ligori 68-vjeç nga Pogradeci, ish-oficer policie.Ligori u gjet paraditen e sotme i shkrumbuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.Policia ka gjetur pranë kufomës, një bidon me benzinë si dhe një çakmak, ndërkohë që xhaketa e cila mendohet të jetë e viktimës, ishte palosur në mënyrë të rregullt shumë pranë me trupin e pajetë.Paraprakisht dyshohet se viktima është vetëdjegur por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë ekzekutimi dhe krijimi i këtij skenari rrënqethës.