Reforma administrative-territoriale, opozita: Të hartohet nga Kuvendi, jo qeveria

Reforma administrative territoriale sjell ndryshim dhe ne sistemin zgjedhor, çeshtje kjo shumë e debatuar politikisht.Shqetesimi u ngrit nga bashkehartuesi i reformes zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ne Komisionin e ligjeve, gjate seances degjimore me bashkehartuesin tjeter tashme Minister Shteti për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.Dyshime u hodhen dhe mbi kohen kur eshte vendosur te behet kjo reforme, pasi sipas tyre mund te ndikoje ne zgjedhjet vendore.“Kjo gjë kërkohet në raportin e Bashkimit Europian, por edhe në raporte të tjera. Kemi prioritet zbatimin e reformës administrative territorial dhe kemi nisur punën për hartimin e kritereve që duhet të ndiqen. Po marrim praktikë edhe nga vendet e Bashkimit Europian. Brenda muajit dhjetor do t’i paraqesim Kuvendit kriteret, që do kenë ekspertizën më të mirë të BE-së” theksoi Çuçi.Gjithashtu opozita e vleresoi si te udhes qe reforma administrative-territoriale, te behet nga parlamenti ndarsa qeveria te jete vetem pale. Por kjo shihet si e pamundur nga ana e Ministrit per çështjet vendore.“Qeveria Rama” ka bllokuar në lejet e ndërtimit në organet e qeverisjes vendore. Bllokimi i lejeve të ndërtimit është një presion që Rama po u bën ndërtuesve dhe kjo rrit korrupsionin. Strategjia antikorrupsion për qeverinë vendore ka nisur që në qeverisjen e demokratëve. Departamenti anti korrupsion ka qënë detyrë e kryeministrit tani ai është ulur në nivelin e një ministrie pa portofol. Në raportin e BE-së është evidentuar progresi i ulët që është bërë në procesin e decentralizimit” theksoi Bylykbashi.Nderkohe vendimin e qeverise per bllokimin e lejeve te ndertimit, por dhe unifikimin e kompetencave te INUK, demokratet i kane cilesuar si vendime qe bien ne kundershtim me prioritetet e progres-raportit te Bashkimit Europain, per pushtetin vendor ne vend.