“Bomba” te uzina e bakrit në Rubik, brenda saj ndodhen kimikate të rrezikshme
Uzina e perpunimit te bakrit ne Rubik te Mirdites eshte nje zone me prezence te kimikateve brenda saj.Pavaresisht se ajo ka pushuar se funksionuari ne vitet ‘90, perdorimi i ragentes me prezence cianuri ne 2 reparte te kesaj uzine gjate viteve te meparshme, e bejne kete zone te kontaminuar nga helmet.Kreu i bashkise Rubik, Gjok Vuka, ka bere te ditur se nga kontaktet me eksperte te lendeve kimike dhe mjedisit, eshte bere e ditur se keto lende perbejne rrezik vetem per personat qe mund te punojne brenda kesaj uzine dhe nuk perbejne asnje shqetesim per banoret e ketij qyteti.Kjo zone eshte nen ruajtje nga Ministria e Ekonomise, pasi brenda uzines ka elemente kimik te mbetura nga vitet e kaluara dhe ende nuk ka qene e mundur largimi i tyre.Monitorimi i zones ka qene i rrepte, ndersa si shkak i kontaminimit te uzines nuk eshte lejuar shfrytezimi i saj per asnje lloj aktiviteti tjeter tregtar apo zhvillimor.