Ndriçimi në Lezhë, Bashkia lë qytetin në errësirë

Diku jo, diku po e diku ndoshta. Behet fjale per ndriçuesit e nates ne qytetin e Lezhes. Megjithese ka vetem dy rruge kryesore, ndriçimi u besohet bizneseve qe shtrihen pergjate ketyre dy akseve, pasi po te ishte per Bashkine, erresira do te ishte prezente.Ketu nuk flitet per lagjet e ketij qyteti, te cilat nuk e njohin me ndriçimin prej vitesh. Jo ne pak raste nderhyrjet infrastrukturore si ne rruget kryesore ashtu edhe brenda lagjeve te qytetit ne Lezhe jane shoqeruar me terma financiarë edhe per vendosjen e ndriçimit, por ky ze eshte shuar me kalimin e kohes.Rrugicat nuk gezojne te drejten e ndriçimit, e per qytetaret lezhjane do te thote qe levizja gjate nates eshte e kufizuar. Donacionet per ndriçimin e qytetit apo projektet per tu dhene drite hapësirave mes lagjeve te ndryshme nuk kane munguar per bashkine Lezhe, por askush nuk flet me per te shkuaren.Kjo njesi vendore, nuk rresht se foluri per shtimin e sherbimeve per qytetaret e Lezhes, por pas fjales nuk ka asnje veprim. Kreu i Bashkise Lezhe do te levizte nje nate ne kembe per te pare nderhyrjen e Drejtorise se Sherbimeve ne vijezimin e qytetit, por askush nuk e pa mungesen e ndriçimit.Kjo ndodh pershkak se bulevardi kryesor ndriçohet nga bizneset, ndersa titullaret nuk deportojne ne lagje, pasi perballja me erresiren do te ishte e madhe. Mungesa e neoneve ndriçues nuk ka vetem efekt social, pasi ketu mund te flitet edhe per minimizimin e krimeve.Zonat e erreta perdoren per grabitje, tymosje hashashi apo te çdo lloj forme kriminale, gje e cila ne fakt ka qene evidente ne Lezhe. Mangesite ne kete qytet jane te shumta, e po keshtu zgjidhjet ne leter apo deklaratat mediatike, por ne terren situata eshte ndryshe dhe kjo eshte Lezha e vertete.