Ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar për vrasje me dashje. Aleks (Aljosha) Gjonaj, 47 vjeç, banues ne fshatin Levan, Fier është arrestuar pasditen e sotme rreth orës 17:00 nga strukturat Kunder Krimeve te Renda te Drejtorise se Policise Vlore ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Policise Fier. Gjonaj ishte shpallur ne kerkim per “Vrasje me paramendim” dhe “Armembajtje pa leje”.

Policia ka bërë me dije se kete shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin Nr. 192 date 22.10.2003 e ka denuar me 25 vjet burg pasi ne nentor te vitit 2002, pasi ne bashkepunim me nje person tjeter (i arrestuar nga policia menjehere pas kryerjes se krimit) ne lagjen “Isa Boletini” Vlore per motive te dobeta ka vrare me arme zjarri shtetasin Shkelqim Halili.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorise per ndjekje te metejshme penale.