Durrës, bie nga skela e pallatit ku punonte, humb jetën punëtori i ndërtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2013, 14:20
Një punëtor ndërtimi ka humbur jeten gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku punëtori ka rënë nga skela teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati. Për pasojë 45-vjeçari Besnik Karaj, banor i lagjes 14 Shkozet ka mbetur i plagosur rëndë.Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moszbatimi i rregullave teknike në punë.