Legalizimet, Lame: Brenda këtij mandati, do jem Drejtori likujdues i ALUIZNI-t

Mazhoranca e majtë do ta mbyllë njeherë e mirë çështjen e legalizimeve.Kështu deklaroi kreu i ALUZNIT, Artan Lame, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News. Dhe pse ka më vetëm një muaj e gjysmë në krye të këtij institucioni, Lame nuk nguron të shprehë dëshirën që të jetë dhe Drejtori likujdues i asaj agjencie, për vetë emërgjencën për të lënë pas ekpokën e ndërtimeve informale.“Legalizimet mbeten një nga çështjet më të debatueshme dhe do vazhdojë të jetë sakohë që ne ta përdorim si kalë beteje për zgjedhjet. Qeveria socialiste do ta mbyllë njëherë e mirë këtë çështje. Shpresoj dhe besoj se do jem Drejtori likujdues i asaj agjencie. Aty kanë mbetur ¾ e asaj që ka pretenduar qeverisja demokratike që ka bërë. Do ta mbyllim, sepse nuk do ketë më abuzim me territorin” tha ai.Tirana vijon të mbetet një nga zonat më problematike sa i përket informalitetit, ndërsa Lame deklaron se nga 293 000 ndërtime pa leje të regjistruara, 1/3 e tyre janë ndërtuar pa leje sepse shteti nuk ka qenë në gjendje të japë leje ndërtimi.“Tirana është një nga zonat problematike, por nuk është qëndra e problemit. Qëndra e problemit është shtëpia e çdo qytetari që ka ndërtuar pa leje. Në 293 000 ndërtime pa leje të regjistruara , më shumë se 1/3 janë ndërtuar pa leje sepse shteti nuk ka qenë në gjendje të japë leje ndërtimi. Plus që ka një zgjatje të proçesit që nga 2004, 8 vjet rresht është zvarritur proçesi në mënyrë të pabesueshme. Kur e shoh situatën nga brenda them sesi ka mundësi që PD kishte guximin ta konsideronte legalizimin kalë beteje të saj në zgjedhje. Është shumë e rëndësishme të kthejmë besimin tek qytetarët dhe të mbyllim këtë çështje” u shpreh Lame.Ndërkaq një tjetër angazhim i qeverisë socialiste mbetet pastrimi i zonës bregdetare. Në sitën e tas-forcës së ngritur do të kalojnë si ndërtimet pa leje, ashtu edhe ato të pajisura me leje në mënyrë abuzive. Ndërsa momentalisht aksioni i INUK mbetet i fokusuar në Vlorë, Lame tha se do të ketë shtrirje gjatë gjithë vijës bregdetare nga veriu në jug.“Ajo që po ndodh është shumë e thjeshtë , ka një grup ndërinstitucional nën mbikqyrjen e Kryeministrit që po merret me problematikën e bregdetit, jo thjesht të Vlorës. Është përcaktuar një vijë bregdetare të cilës do ti nështrohen krehërit të gjitha ndërtimet, jo vetëm ato pa leje, por edhe ato të legalizuara në mënyrë abuzive. Ky grup pune bën krehjen e zonës, nxjerr objektet problematike, sipas varësive të veta bën kontrollin kush ka kompetencat. Si fazë e mëvonshme pastaj është largimi i inerteve.Është një aksion shumë i komplikuar, më pas rikuperimi i situatës. Momentalisht aksioni po vijon në Vlorë, ka pasur dhe në Lushnjë, këto ditë do të ketë në zonën e Plepave në Durrës, por fokusi momentalisht vijon të mbetet në Vlorë” tha kreu i ALUIZNI-t.Kur jemi tek abuzimi me lejet, Lame komentoi edhe rastin e shumëpërfolur të kompleksit Jon. Në analizën e tij nuk mund të ketë një objekt të dytë si rasti në fjalë që të përmbledhë brenda vetes të gjitha shkeljet e mundshme për një ndërtim. Ajo që është dhe më shqetësuese sipas tij është fakti se në 15 vite që nga starti i kompleksit, nuk ka asnjë reagim institucional për paligjshmëri të tij.“Problemi në Shqipëri nuk janë ndërtimet pa leje, por ato me leje abuzive. Për rastin konkret, jo për ta ekzagjeruar por zor të gjendet një objekt i vetëm që mund të përmbledhë brenda vetes të gjitha shkeljet e imagjinueshme që mund të bëhen për një gjë. Që nga proçedura për kthimin e pronës dhe duke mbaruar deri tek proçedura e fundit për regjistrimin e pallatit të mbaruar. Mbetet një rast për tu shënuar, e para si është e mundur të mblidhen në një rast të vetëm të gjitha shkeljet e mundshme. Në 15 vjet nuk ka dalë një organizëm që ti thotë stop, përveç një ndërhyrje kurajoze e zotit. Bojaxhi, i cili e ka denoncuar për fallsifikim për lejen e ndërtimit. Është për të ardhur keq për ata persona që kanë blerë shtëpitë aty. Në vargun e madh të dokumentave, ka një plan në 2004 kur ishte kryeministri Nano që thotë nën rrugë nuk lejohen ndërtime, pra mjafton ky dokument për prishjen e atij objekti. Tjetër, është kurajoja e atyre që kanë dhënë lejen e ndërtimit. Edhe kthimi i pronës është në mënyrë të kundraligjshme” tha më tej Lame.I pyetur lidhur me përgjegjësinë që mbart mbi vete PS, në një kohë kur bregdeti në pjesën më të madhe të kohës është drejtuar nga socilaistët, Lame dha këtë përgjigje:“Bregdetin e kanë qeverisur me firmë, vulë dhe letra institucionet vendore apo qëndrore qofshin. Qeverisja vendore në shumicën e rasteve nuk e ka nivelin teknik, kulturor, institucional, të ngritjes profesionale të duhur. Nuk justitfikoj asnjë kryetar bashkie apo komune, por është shteti qëndror që i ka të gjitha mundësitë për të ndërhyrë” përfundoi ai.