Kufomë e djegur në Qafë-Thanë, nuk dihet identiteti, po hetohet për ngjarjen

Nje person i shkrumbuar nga zjarri eshte gjetur gjate dites se sotme ne aksin rrugor Qafthane-Pogradec.Trupi eshte vene re nga kalimtare te rastit, te cilet kane njoftuar menjehere policine, e cila ben me dije se prane kufomes, te seksit mashkull, eshte gjetur nje bidon me benzine si dhe nje çakmak, nderkohe qe xhaketa e cila mendohet te jete e viktimes, ishte palosur ne menyre te rregullt shume prane me trupin e pajete.Paraprakisht mendohet qe viktima rreth 35 vjeç, eshte vetedjegur dhe momentalisht ndodhet ne morgun e spitalit.Sipas informacioneve behet me dije se prane komisariateve te Korçes, Pogradecit por edhe Librazhdit, deri me sot nuk eshte bere asnje denoncim per humbje apo zhdukjen e ndonje personi, çka ben te mendosh, se viktima nuk mund te jete nga rajoni jug-lindor.Megjithate policia eshte ende ne hetimet e para te saj dhe nuk perjashtohet as mundesia e ndonje ekzekutimi dhe krijimi i ketij skenari rrenqethes.