Bushati takim me delegacionin e ODIHR-it:Jemi gati për të vijuar reformat

Misioni i ODIHR-iti kryesuar nga Conny McCormack, Kryetare e Misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe Steven Martin, Këshilltar zgjedhor pranë ODIHR e nisi sot   axhendën e takimeve me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zonja Conny McCormack theksoi se ndodhet në Shqipëri për një vizitë të shkurër për të rishikuar me përfaqësues të partive dhe grupeve të interesit rekomandimet  e raportit përfundimtar të ODIHR-it për vendin tonë."Është kënaqësi të rikthehem në Shqipëri pasi kam qënë këtu gjatë muajve maj-qershor për përgatitjen e zgjedhjeve. Kthehem për disa ditë për të rishikuar rekomandimet e bëra nga raporti përfundimtar i ODIHR-it. Ne kemi monitoruar 11 zgjedhje në vendin tuaj, kemi ardhur për të riparë rekomandimet me përfaqësues të partive të përfaqësuara në Kuvend ose jo dhe me grupet e interesuara të shoqërisë civile. Ne po punojmë që të identifikojmë prioritetet e nevojshme që zgjedhjet e ardhshme të jenë edhe më të mira. Ne do të vazhdojnë takimet me aktorët kryesorë të interesuar për zgjedhjet” u shpreh ajo.Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se falenderoi ODIHR-in për gadishmërinë e treguar për të vijuar ndihmën për Shqipërinë dhe shprehu gadishmërinë e qeverisë për vijimin e reformave."Në emër të qeverisë e falenderova zonjën McComack për punën që ODIHR  ka bërë në Shqipëri në kuadër të procesit të monitorimit të zgjedhjeve. E falenderova edhe për raportin që është pubikuar para pak javësh për zgjedhjet që vlerëson progresin e arritur në zgjedhjet  e 23 qershorit  por evidenton edhe fushat ku duhet të ndërhyjë Shqipëria në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhjor edhe më i plotë dhe në përputhje me standartet europiane. Jemi gati për të vijuar reformat në bazë të rekomandimeve për t`i paraprirë në kohë zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Mora gatishmërinë e ODIHR për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë proces këtë proces" tha Bushati.Delegacioni i ODIHR-it do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë ku do të zhvillojë takime me aktorët politik në vend.