Akuzohet për korrupsion pasiv, në pranga shefi i trafiqeve Fier

Arrestohet shefi i trafiqeve të pa ligjshme në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Altin Hadëri. Ndalimi i tij u bë pasditen e sotme nën akuzën për korrupsion pasiv.Sipas bluve, shefi i trafiqeve të pa ligjshme dyshohet se i ka marrë një personi 200 mijë lekë në këmbim të dokumentave të automjetit.Ndërkaq policia ka bllokuar edhe dokumentet, pasi dyshohet se ishin të një mjeti të vjedhur. Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e Fierit ka dhënë masën "arrest me burg" për shefin e trafiqeve të pa ligjshme, Hadëri.