Prag dimri në Kukës, institucionet arsimore pajisen me lëndë drusore

Ulja e temperaturave dhe trokitja e stines se dimrit ka vene ne levizje bashkine e Kukesit per furnizimin me lende drusore te te gjitha shkollave, konviktit dhe çerdheve ne kete qytet.700 meter kub dru zjarri jane shperndare nga ky institucion per perballimin e stines se ftohte, e cila tashme ne qytetin verior ka kohe qe ka trokitur.Hasan Halilaj, numri nje i ketij qyteti ben me dije se pavaresisht masave te marra, ende nuk dihet nese kjo sasi lende drusore do te mjaftoje per te perballuar te gjithe stinen e dimrit apo jo.Duket se çdo gje edhe kete vit do te jete ne varesi te kushteve klimaterike. Bazuar edhe ne eksperiencat e viteve te meparshme sasia e shperndare e druve te zjarrit duket e pamjaftueshme per nje stine te ftohte.Kujtojme ketu se dy vjet me pare godinat arsimore ne Kukes mbeten pa ngrohje ne nje kohe qe lartesia e debores shenonte mbi nje meter.