Lioni nxjerr nga ura 400 emigrantët, kryesisht rom nga Shqipëria dhe Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2013, 22:24
Policia franceze ka larguar 400 shqiptarët të cilët po qëndronin nën një urë në qytetin e Lionit. Ky aksion për largimin e këtyre njerëzve nga ky lokacion, është marrë në mëngjesin e sotëm, duke i larguar ata nga vendi ku qëndruan prej disa muajsh.Radioscoop.com raporton se azilkërkuesit nga vendqëndrimi i tyre janë larguar me disa autobus special.Burime të kësaj radioje bëjnë me dije se shqiptarët janë dërguar në disa lagje të ndryshme të Lion, si në Saint-Genis-Laval, Fontaines-Saint-Martin dhe Saulaie, ku janë sistemuar në disa banesa sociale.