Tiranë, makina përplas biçikletën, ndërron jetë 52-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë.  

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Ali Demi” në Tiranë ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Eduard Mesaj.Mësohet se  52-vjeçari po lëvizte me biçikletë  kur është përplasur nga një makinë.Përplasja ka rezultuar fatale dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 52-vjeçarit.Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës Edison Midri, ndërsa ka nisur hetimin për ngjarjen e rëndë.