Zgjedhjet në Korçë, Kolegji “rrëzon” PD. Kaso: Mbyllën sytë para vjedhjes së votës

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Korçë. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso, në një prononcim për mediat e cilësoi vendimin të patolerueshëm.“Siç jeni në dijeni sot Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim kërkesë-padinë e Partisë Demokratike, lidhur me atë që gjithë shqiptarët e panë me zë dhe figurë, fenomenin e turpshëm të vjedhjes së votës. Kolegji Zgjedhor për fat të keq vendosi t’i mbyllte sytë përpara këtij fenomeni, kjo është e patolerueshme sa ç’është edhe vetë fenomeni i blerjes së votës. Vetëm e lirë dhe e ndershme nuk mund të kishte qene, u panë qartë përmasat e fenomenit. Ajo çfarë duhet të bënte Kolegji ishte të merrte një vendim drastik, të merrte një masë drastike ndaj këtij fenomeni, i cili për herë të parë arriti të vërtetohej”- tha ai.Nderkaq përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji ka mbrojtur konstatimin se "listat në video nuk janë lista zgjedhjesh, por e një grupi të rinjsh që e kishin për interesa të tyre". Sipas tij pretendimet e PD-së ishin të denja për një emision tjetër “Fiks Fare” dhe jo për një gjykim.