PD refuzon komisionin për ILDKP, Paloka: Nuk bëhem pjesë e një hetimi antiligjor

Opozita i ka qendruar fort deklaratave te saj per te mos u bere pjese e grupit qe do të hetojë  problematiken ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Kreu i komisionit te ligjeve, Fatmir Xhafaj,  prezantoi tre anëtaret e mazhorances, Armando Subashin, Pirro Lutajn dhe Ulsi Manja, nderkohe i beri thirrje opozites per te sjellë dy emrat e saj.

Por kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, tha se opozita nuk behet pjese e komisioneve te paligjshme dhe qe cënojnë pavaresine e institucioneve.

Disa dite me pare Komisioni i Ligjeve nen debate te shumta dhe vetem me votat e mazhorances votoi ngritjen e nje grupi qe do te verefikoje ligjmerine e Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Ky kontroll vjen pas denoncimit qe nje pjese e punonjesve te ILDKP-së kane ngritur ndaj kryenspektores Zana Xhuka.    

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi gjithashtu projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut “Për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin””.

Pas diskutimeve, Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut ‘Për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin’”.