Pesticidet e Bajzës, Popaj: Magazinat u pastruan para 4 vitesh

Zona prane stacionit hekurudhor e Bajzes nuk ka asnje rrezik per sa i perket asgjesimit te pesticideve,kryer gati 4 vite me pare. Keshtu eshte shprehur kryetari i Komunes Kastrat, Viktor Popaj, i cili nder te tjera ka shtuar se per largimin e pesticideve nga kjo zone eshte punuar nga specialiste te huaj si dhe punëtore shqiptare te cilet kryenin kryesisht paketimin dhe dergimin e tyre ne Angli.Sasia e madhe e pesicideve, te cilat u magazinuan ne Bajze kane mberritur ne vitin 1992 nga Gjermania pa dhene asnje te dhene mbi destinacionin e tyre. Pas 18 vitesh qendrim ne magazinat e zones qeveria hollandeze akordoi nje fond prej 1 milione e 700 mije euro, ku u vendos qe pesticidet te transportoheshin drejt shtetit anglez.Pastrimi i kesaj zone beri te mundur largimin e rrezikut i cili ishte i larte, por ndryshe nga sa u premtua asokohe, nuk i hapi rruge zhvillimit te ketij stacioni hekurudhor qe ka mbetur ne vendnumero.