Sërish drogë në Vlorë, bllokohet gomonia me 700 kg marijuanë

Një sasi prej 700 kg kanabis sativa është sekuestruar pasditen e sotme në Vlorë. Lënda narkotike u sekuestrua nga policia kufitare e Vlorës në një gomone me një gjatësi prej 7 metrash pranë gjirit të Arushës në Karaburun.Burime nga policia bëjnë me dije droga ishte e paketuar dhe e ndarë në 25 çanta, ndërsa dyshohet so do të trafikikohej në Itali.Lidhur me këtë operacion ende nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa policia të ndihmuar edhe nga Guarda di Finanza po punon për identifikimin dhe arrestimin e poseduesve të drogës.