Maliq, banorët i vërsulen ish-Kombinatit për skrap: Sigurojmë bukën e gojës

Qindra banore te qytetit te Maliqit zhyten ne rrenojat e ish-uzines se sheqerit per te mbledhur skrap. Papunesia dhe varferia detyron banoret e kesaj zone te germojne ne rrenojat e ish-kombinatit per te siguruar sadopak te ardhura per familjet e tyre.Ndonese fitimi eshte shume qesharak ,ata rrezikojne edhe jeten e tyre, pasi duke germuar gropa te thella per gjetjen e skrapit mund te mbulohen nga masivi i dheut. Ndersa shprehen se prej vitesh e ushtrojne kete pune si mbijetese, theksojne se papunesia eshte ajo qe i shtyn te zhyten çdo dite ne keto rrenoja.Vite me pare, uzina e sheqerit punesonte rreth 3000 banore, por edhe sot ajo mbetet alternativa e vetme per te mbijetuar.Nga ana e Bashkise se Maliqit pohohet se papunesia ne kete qytet eshte mjaft e madhe, çka ka rritur edhe numrin e familjeve te cilat marrin ndihme ekomike.Kombinati i sheqerit eshte braktisur vite me pare dhe tashme rrenojat e mbetura jane e vetmja alternative mbijetese per 5400 banoret e Maliqit.