Ish-fabrika SOD-PVC Vlorë, mbetjet e mërkurit dhe zhivës prezente
E ndersa pak dite me pare Kryeministri shqiptar respektoi deshiren dhe kerkesen e pjeses me te madhe te popullit tone per ti thënë jo demontimit te armeve kimike ne Shqiperi, serish vendi yne vazhdon te ofroje zona me rezikshmeri per jeten e qytetareve.Zona prane ish-fabrikes se SOD-PVC ne Vlore, e cila u shkaterrua pas viteve 1990 eshte nje prej tyre ku helmet e asaj kohe kane ngelur te gjitha te perhapura ne ambjentin rreth saj. Si te mos mjaftonte levizja demografike e banoreve, mbi rrenojat e vjetra te ish kesaj uzine, u ndertua Petrolifera italo-shqiptare, ku si kusht kryesor kishte pastrimin e zones nga mbetjet e merkurit dhe zhives, te cilat me pas do te groposeshin thelle nga firma qe kreu punimet.Por pas kaq kohesh fotot satelitore, por edhe grupi yne i xhirimit vertetojne se kjo zone jo vetem qe nuk eshte pastruar, por sasi teper te medha me merkur dhe zhive jane shtyre drejt hapesirave ku banojne familje te ardhura gjate viteve te fundit.Pamjet jane vertet tronditese edhe pse Ministria e Mjedisit nuk e perfshin kete vend ne harten e zonave me rrezik apo atyre te kontaminuara. Rreziku paraqitet mjaf i larte dhe kjo dihet edhe ne keshillat e dhena nga specialiste te Institutit te Shendetit Publik, te cilet u kane rekomanduar banoreve qe jo vetem te mos mbjellin asgje ne tokat perrreth, por madje te largohen qe aty.Ne kete zone sot jane rreth 80 familje, per te cilat legalizimi i banesave te tyre nuk eshte marre asnjehere parasysh. Larg kameres dhe mikrofonit per te vetmen arsye qe eshte mbrojtja e banesave, banoret shprehen se ata e sidomos femijet jo ne pak raste kane pasur probleme shendetesore. Disa kohe me pare Qendra Eden, ka kryer marrjen e mostrave te peshkut ne kete zone.Qendra Eden ka kryer marrjen e mostrave të peshqve në bashkëpunim me peshkatarët e zonës duke respektur protokollet e Insitutit për Kërkime mbi Biodiversitetin dhe pasi analizoi zonën mblodhi informacione mbi historinë e saj ,burimet e ndotjes nga mërkuri, por rezultattet dhe shifrat nuk u bene kurre zyrtare, çka ka ngritur jo vetem dyshime, por edhe panik.