Protesta e gjimnazistëve të “Çajupit”, AKIP thirrje Nikollës të anulojë masat ndëshkimore

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar lidhur me protestën e gjimnazistëve të shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, AKIP gjykon se masat ndëshkimore për protestuesit janë të dëmshme dhe pjesë e psikologjisë së shtypjes së lirive të individit nga sistemi shoqëror dhe bien ndesh me të drejtat kushtetuese.“Nxënësit protestues duhet të lavdërohen, jo të ndëshkohen.Aleanca Kundër Importit të Plehrave po ndjek me shqetësim lajmet se disa nxënës që morën pjesë në protestat e fundit po marrin vërejtje në shkollat e mesme të Tiranës. Sipas lajmeve, shqetësim të veçantë përbën z. Vladimir Bodeci, drejtor i Gjimnazit Andon Zako Çajupi në Tiranë.AKIP gjykon se masat ndëshkimore për protestuesit janë të dëmshme dhe pjesë e psikologjisë së shtypjes së lirive të individit nga sistemi shoqëror dhe bien ndesh me të drejtat kushtetuese. AKIP gjykon se vërejtja për braktisjen e mësimit për protestë është një masë ndëshkimore në disproporcion me shkeljen që këto nxënës kanë bërë përballë shkollës, pasi shkelja e tyre është mungesa në mësim dhe ndëshkimi llogjik në këtë rast është vetëm mungesa” thekson AKIP.AKIP i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe në veçanti, ministres Lindita Nikolla të anulojë çdo masë ndëshkimore dhe të udhëzojë stafet pedagogjike të mos mbajnë qëndrim përballë nxënësve protestues.“Bindja jonë e thellë është se aktivizmi politik i të rinjve është një gur themeli në ndërtimin e një vendi demokratik.AKIP njofton se do të mbështesë nxënësit dhe do të vijojë përpjekjet institucionale dhe joinstitucionale deri sa këto masa ndëshkimore të hiqen”përfundon deklarata.Paraditen e sotme nxënësit e gjimnazit “Çajupi” në Tirane kanë bojkotuar sot mësimin duke kundërshtuar masat disiplinore të vendosura nga drejtori i shkollës, për braktisjen e mësimit dhe pjesëmarrjen në protestën kundër sjelljes së armëve kimike të Sirisë.Duke i cilësuar si të të padrejta këto masa disiplinore, nxënësit theksojnë se shumica e atyre që u është thyer nota në sjellje janë maturantë.Nxënësit shprehen se sipas rregullores atyre u lejohen të bëjnë 6 mungesa pa arsye dhe masat disiplinore të marra nga drejtori janë të padrejta.Ndërsa drejtori i shkollës Vladimi Bodeci është shprehur se vendimi i tij nuk është politik por për të vendosur disiplinën në shkollë.