Mbyllja e galerive në Bulqizë, Ministria: Zona D u pezullua për shkak të kushteve të sigurisë

Marrë shkas nga ngjarja e ditës së sotme në Bulqizë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë kontrolluar situatën në zonën D në Bulqizë dhe në raport kanë konstatuar probleme të kushteve të sigurisë në subjektin “Tur-Alb Krom” shpk i cili operon si nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome”.Referuar këtyre problemeve të theksuara me kushtet e sigurisë, Ministri i Energjisë ka urdhëruar pezullimin e pjesshëm të aktivitetit minerar për zonën D.Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Energjisë dhe Industrisë thekson se është detyrë ligjore e kësaj Ministrie që të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale mes shtetit dhe subjekteve private, në të gjitha aspektet, përfshirë dhe veçanërisht sa i takon zbatimit të kushteve të sigurisë teknike.Ligji përcakton gjithashtu kushtet minimale që duhen plotësuar që një operator të vazhdojë ta ushtrojë aktivitetin minerar. Në të kundërtën, shteti nuk mund të rrijë duarkryq por Ministria ka detyrimin ligjor që të pezullojë çdo marrëveshje e cila bie ndesh me përcaktimet ligjore dhe cënon sigurinë e jetën e minatorëve të punësuar.Duke e konsideruar prioritet jetën e minatorëve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë refuzon çdo akt që bie ndesh me këtë parim dhe i kërkon Policisë së Shtetit që të hetojë çdo rast presioni që zotërues të lejeve minerare ushtrojnë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj institucioneve shtetërore për të neglizhuar zbatimin e ligjit dhe standardeve minerare në marrëveshjet kontraktuale.Pesë minatorë të zonës D kanë tentuar të vetëdigjen në shenjë proteste pasi prej10 ditësh minatorët nuk punojnë pasi ministria e Energjetikës ka mbyllur galeritë për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.Kreu i sindikates Agron Basha thotë se janë 105 të cilët prej 10 ditësh nuk punojnë dhe se askush nuk i ka dhënë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta.