Spiropali, Jokovic: Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, prioritet i 2 administratave

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me homologun e saj të Malit te Zi, Drejtorin e Përgjithshëm Vladan Jokovic.Dy Drejtorët e Përgjithshëm diskutuan për mundësinë e intensifikimit të shkëmbimit të informacionit midis dy Administratave dhe rritjen e bashkëpunimit midis stafit doganor respektiv në drejtim të përshpejtimit të procedurave doganore për lehtësimin e lëvizjes dhe të qarkullimit të mallrave.Spiropali-Jokovic vlerësuan se lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal është prioritet për të dy administratat dhe duhen gjetur rrugët efikase për të kontrolluar bashkarisht kordonin kufitar midis dy vendeve.Ata ranë dakort që grupet mobile të antikontrabandës të të dy vendeve të bashkëpunojnë të koordinuara mes tyre dhe menjëherë do të përgatitet një plan operacional i detajuar për këtë qëllim.