Ministri Koka “mbyll” guroret: Nëse nuk ndalojnë aktivitetin, do të ndëshkohen
Të gjitha guroret duhet të mbyllin aktivitetine tyre deri më 15 dhjetor, ose në të kundërt do përballen me ligjin. Pas mbylljes së 124 furrave gëlqerore, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i ka bërë apel administratorëve të guroreve që të mbyllin vullnetarisht aktivitetin e tyre deri në këtë datë, pasi po dëmtojnë rëndë mjedisin.“Inspektoriati i Mjedisit ka zhvilluar aksione në shumë zona të vendit. Janë prishur dhe mbyllur përfundimisht 124 furra gëlqerore. Tani aksioni ynë është fokusuar tek guroret .U bëjmë thirrje administratorëve të guroreve të mbyllin vullnetarisht aktivitetin e tyre. Pas 15 dhjetorit çdo gurore që nuk do jetë larguar vullnetarisht do të hiqet nga Inspektoriati i Mjedisit” tha ai.Ndërkohë në lidhje me ndërhyrjet në zonat më të ndotura të vendit ,Koka u shpreh se për momentin nuk ka mundësi financiare.“Ka nisur studim për 31 “zona të nxehta” por përmomentin nuk mund të ndërhyjmë.Kostoja për ndërhyrjen shkon në 650 milionë euro dhe buxheti nuk i ka këto fonde për momentin” u shpreh Ministri.Ministri i Mjedisit ftoi të gjithë qytetarët t'i bashkohen nismës "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”më 22 nëntor.Ministri Koka ka bërë me dije gjithashtu se puna e Ministrisë që ai drejton për muajin dhjetor do të fokusohet në pyllëzimin dhe gjelbërimin e vendit.Ministri Koka ka bërë me dije gjithashtu se puna e Ministrisë që ai drejton për muajin dhjetor do të fokusohet në pyllëzimin dhe gjelbërimin e vendit, duke nisur nga Kruja. Ndërkohë ai ka sjellë në vëmendje edhe fushatën “të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” për pastrimin e mjedisit.