Ja pse përgjaken rrugët shqiptare, policia kap 135 shoferë të dehur dhe pa patentë
Policia e Shtetit, pas një analize të thellë të situatës së sigurisë rrugore dhe rasteve të evidentuara të aksidenteve rrugore, që rezultonin me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, ka ndërmarrë një sërë masash, si në drejtim të ashpërsimit dhe maksimalizimit të penaliteteve ndaj shkeljeve të kryera nga përdoruesit e rrugës, ashtu dhe në drejtim të menaxhimit më të mirë të shërbimeve të Policisë Rrugore, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.Prej 10 ditësh shërbimet e policisë kanë forcuar masat kundër shkelësve të ligjit në fushën e Qarkullimit Rrugor, duke arrestuar në flagrancë të gjithë drejtuesit e automjeteve që kapen pa leje drejtimi apo nën ndikimin e alkoolit.Si rezultat i këtyre masave dhe kontrolleve të vazhdueshme të Policisë së Qarkullimit Rrugor, gjatë këtyre ditëve janë arrestuar gjithësej 135 persona, nga të cilët 27 persona janë arrestuar për drejtim mjeti nën gjendje te dehur dhe 108 të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.Sipas policisë, nga personat e arrestuar 52 janë drejtues autoveturash dhe 56 drejtues motorash për të cilët është përpiluar dokumentacioni përkatës, i cili i është dërguar organit të prokurorisë për veprime të metejshme procedurale.Policia e Shtetit thekson se është e vendosur të vijojë punën e saj me këto masa shtrënguese, si një detyrim ligjor me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës dhe rritjen e sigurisë në rrugë.Policia e Shtetit informon qytetarët se do të forcohen masat ndëshkuese, ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, këtu duke përfshirë dhe këmbësorët për çdo shkelje në fushën e qarkullimi rrugor, nëpërmjet zbatimit të penaliteteve maksimale në përputhje të plotë me ligjin.Fokusi i Kontrolleve dhe ndëshkimit do të jetë:1. Mos përdorimi i rripit të sigurimit;2. Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit;3. Mospërdorimi i kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motorrëve;4. Tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë.5. Mospërdorimi i pajisjeve të veçanta, siç janë pajisjet fiksuese dhe sedilet e pasme.Policia Rrugore ka përfunduar ristrukturimin e plotë të saj, sipas strukturës së re të miratuar nga Ministri i Brendshëm, për të qenë pranë qytetarëve dhe kontrolluar çdo hapësirë të rrjetit rrugor” përfundon deklarata.