Lezhë,mungesë të dhënieve të lejeve të ndërtimit
Drejtuesit vendor në Lezhë ankohen për mungesën e dhënies së lejeve të ndërtimit. Ky shqetësim është ngritur gjatë një tryeze diskutimi të iniciuar nga ministria e zhvillimit urban dhe turizmit, mbi strategjitë e planifikimit të territorit në të gjithë vendin.Sipas vendorëve kjo situatë ka reflektuar mungesën e të ardhurave, por edhe të përballjes me kërkesat e shumta të qytetarëve dhe bizneseve që duan të ndërtojnë në zonat e tyre.Zv.ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit Gjon Radovani ka fajësuar për këtë situatë qeverinë e mëparshme duke premtuar për një ndryshim të kësaj situate.Në takimin e zhvilluar në Lezhë, drejtuesit vendor kanë ngritur shqetësimin edhe në lidhje me mungesën e aftësive financiare për realizimin e këtyre planeve vendorë, duke kërkuar nga ministria që të gjejë modalitet mbështetjeje për ta.