Rama në Facebook: Të pastrojmë Shqipërinë! 22 Nëntor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2013, 21:50
Kryeministri Edi Rama, i është bashkuar nismës së 100 mijë vullnetarëve, “Ta Pastrojmë Shqipërinë që festat e Nëntorit ta gjejnë vendin me të pastër”!Këtë vendim të tijin Rama e ka bërë publik me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“Të pastrojmë Shqipërinë! 22 NëntorQë fryma e këtyre ditëve të kthehet në veprim konkret, të Premten 22Nëntor unë do bashkohem me 100 mijë vullnetarët e “Ta Pastrojmë Shqipërinë që festat e Nëntorit ta gjejnë vendin me të pastër”! Shpërndaje lajmin, organizo miqtë, pastro Shqipërinë!”- shkruan Rama në “Facebook”.