“Jo” e Ramës ndaj SHBA-ve, Milo e Gjoni: Nuk cënohen marrëdhëniet mes dy shteteve

Refuzimi i Edi Ramës nuk do të cënojë marrëdhënet SHBA-Shqipëri. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, dhe Ralf Gjoni këshilltari për çështjet me jashtë i kreut të Kuvendit, shprehen të bindur se partneriteti strategjik mes dy vendeve, nuk do të dëmtohet nga përgjigjia negative e Kryeministrit për shkatërrimin armëve kimike të Sirisë në Shqipërisë.Por Milo dhe Gjoni ndahen në gjykimet e tyre për menaxhimin që i bëri situatës kreu i qeverisë.Një ditë pas përgjigjes së Kryeminisrit, DASH si dhe Ambasada amerikane në Tiranë garantuan se vendimi i Shqipërisë nuk ndikon në marrëdhëniet me SHBA edhe pse kryediplomati amerikan më herët kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të zhgënjeheshin nëse Edi Rama do të thoshte jo.