Kukës-Morinë, aksident automobilistik me 4 persona të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës-Morin, në vendin e quajtur Ura e Uzinës.Ngjarja ka ndodhur në njërën nga urat më të mëdha të autostradës, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 4 persona. Njëri prej automjeteve i përket Eulexit, ku dy punonjës të tij, bashkëshort mes tyre, janë plagosur nga goditja e fortë që ka pësuar automjeti i tyre nga një tjetër automjet, në të cilin kanë qenë duke udhëtuar dy shtetas nga Shkupi, njëri prej të cilëve39 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak, në Tiranë, për mjekim më të specizalizuar.Automjetet që u përplasën janë mjeti me targa SK 5100 AF dhe EU 791 PV, ndërkohë që të plagosurit janë 30 vjeçarja me kombësi Italiane dhe bashkëshorti i saj 32-vjeçar, po me kombësi Italiane, dhe njëri prej shtetasve maqedonas është Platon Kurtishi, 39-vjeç dhe Isfan Hasani 33 vjeç.Nga aksidenti i ndodhur automjetet janë dëmtuar duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e autostradës, gjë që ka krijuar radhë kilometrike të mjeteve që ishin drejtuar drejt Kosovës apo drejt Tiranës. Vetëm pas 2 orësh, qarkullimi i automjeteve është bërë i mundur, fillimisht vetëm për automjetet e vogla, ndërkohë që policia dhe prokuroria e Kukësit kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.