Gjakmarrja, pajtohen në Kishën e Shën Palit dy familje nga Shkodra

Në ambjentet e kishës së Shën Palit të Tiranë si për të treguar se zoti ishte dëshmitari kryesor është bërë i mundur falja e gjakut dhe pajtimi mes dy familjeve nga Shkodra.Gjakmarrja qëndronte mbi këto dy familje prej 6 vjetesh,gati për të viktimën e radhës.Por falë vullnetit të dy familjeve dhe komitet mbarëkombëtar të pajtimit të gjaqeve është bërë i mundur shuarja e këtij konflikti brenda të njëjtit fis.Duke i bekuar të gjithë pjetarët e dy familjeve dhe ndërmjetësit në pajtim prifti i kishës së Shën Palit bëri apel që raste të tilla të jenë më të shpeshta në shtëpinë e zotit.Ndërsa për kryetarin e komitetit të pajtimit të gjaqeve Gjin Marku,ky është një mision tjetër i përmbushur,ndërsa shtoi se puna do të vazhdojë, pasi mijëra familje të tjera në të gjithë vendin rrezikohen nga hakmarrja.Marku sqaroi se falë punës misionarëve të pajtimit dhe vullnetit të palëve të përfshira në gjak është bërë u mundur që 500 fëmijë të shpëtojnë nga ngujimi vetëm këtë vit.