Emergjencat në Pukë, Bashkia merr masat për stinën e dimrit
Bashkia e Pukës, ashtu si një pjesë e madhe e njësive vendore në vend, po përballet me problematika sa i përket buxhetit dhe kjo pritet të reflektohet në investimet e parashikuara.Nje fakt të tillë e pranon edhe kryetari i kësaj njësie vendore, Beqir Arifaj, që gjatë një prononcimi për mediat, u ndal edhe tek masat që po merren në prag të stinës së dimrit. Puka është një nga rrethet problematike në dimër për shkak të temperaturave të ulëta që shoqërohen me reshje dëbore dhe ngrica.Arifaj veçon si më problematike për rrethin e Pukës, rrugën nga Shkodra drejt këtij qyteti, ku sipas tij nevojitet një ndërhyrje emergjente për të vendosur bordura mbrojtëse dhe sinjalistikë. Stina e dimrit me reshje të shumta krijon një sërë problemesh në Pukë, duke nisur nga furnizimi me energji elektrike e deri tek bllokimi i rrugëve.