Edi Paloka: Në protestë ishin qytetarët, dhunuesit e saj janë në pushtet
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, me anë të një publikimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, i është përgjigjur duke ironizuar, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për deklaratat e tij po në “Facebook”, se nuk ka proçedime penale për protestuesit kundër armëve kimike.Paloka i ka quajtur qesharake deklaratat e Tahirit se mbi qytetarët nuk është përdorur dhunë. Ai shprehet gjithshtu se këto deklarata tregojnë se sa qesharake është kjo qeveri.“A mund të mburret një ministër se nuk dhunoi qytetarët paqësorë? A është meritë e tij demonstrimi paqësor apo meritë e qytetarëve? Qesharake....Nuk kishte shqetësim policia, pasi në protestë ishin qytetarët dhe jo dhunuesit e saj, pasi ata jane në pushtet. Policët e dinë shume mirë këtë”, shkruan Paloka.Kreu i grupit parlamentar të PD-së shprehet gjithashtu se ata që dhunojnë institucionet, djegin e sulmojnë policinë, janë sot ministra e kryeministra ndaj policia nuk kishte pse të shqetësohej.“Të dashur miq, deklaratat e Tahirit tregojnë se sa qesharake është kjo qeveri. Tahiri quan arritje se nuk përdori dhunë mbi qytetarët. A është parë e dëgjuar ndonjëherë një deklaratë e tillë?A mund të mburret një ministër se nuk dhunoi qytetarët paqësorë? A është meritë e tij demonstrimi paqësor apo meritë e qytetarëve? Qesharake....Nuk kishte shqetësim policia, pasi në protestë ishin qytetarët dhe jo dhunuesit e saj, pasi ata jane në pushtet. Policët e dinë shume mirë këtë.Ata që dhunojnë institucionet, djegin e sulmojnë policinë, janë sot ministra e kryeministra ndaj nuk kishte pse të shqetësohej policia.EP”, shkruan Paloka në “Facebook”.