Sekuestrohen 1.3 ton drogë në Vlorë, Tiranë e Gjirokastër

1.3 ton kanabis sativa është sekuestruar gjatë ditës së sotme në tre qytete Tiranë ,Vlorë dhe Gjirokastër.Sasia më e madhe e drogës është kapur në qytetin bregdetar të Vlorës ku  policia ka sekuestruar 841 kg drogë e cila ka pasur si destinacion shtetin fqinj Italinë.Sipas policisë, droga e llojit kanabis sativa u gjet e futur në 20 çanta dhe 38 thasë në bregdetin e Karaburunit, në vendin e quajtur Gjiri i Gramës".Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike ndërkohë që punohet për identifikimin e autorëve të trafikimit.Gjithashtu policia po punon intensivisht  edhe për identifikimin e autorëve të tentativës së trafikimit të kësaj sasie lënde narkotike.Ndërkohë që në kryeqytet është sekuestruar një sasi prej 500 kilogram kanabis dhe në pranga kanë përfunduar 6 persona. Droga është gjetur në fshatin  Shën Gjergj në orët e para të ditës së sotme, gjatë një operacioni ku u sekuestrua edhe një sasi municionesh.Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve në rrugë operative se në këtë zonë kishte të mbjellë lëndë narkotike kanabis sativa.Ndërkohë 35 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar edhe në Gjirokastër ndërsa kanë përfunduar në pranga  tre të rinj nga Kukësi  të cilët po transportronin drogën  e sapo blerë nga Lazarati.Policia ka ndërhyrë në dy drejtime ku një grup ka mundur të ndalojë  automjetin tip BMV së bashku me Ermal Laci, nga fshati Bardhoc i Kukësit ndërsa grupi tjetër në vendin e quajtur Shkëmbi i Mehmetit, ka kapur Skënder Ademajn dhe minorenin me iniciale L.D të cilët po e transportonin  kanabisin me çanta shpine.Në çantat e shpinës janë gjeur 25 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë të ndryshme secila gjithësej  rreth 35 kilogramë.