Malësi e Madhe, maskat grabisin amerikanët, u marrin paratë dhe i plagosin
Rikthehen maskat në Malësi të Madhe. Dy persona të armatosur kanë plagosur e grabitur nën kërcënimin e armëve dy persona me nënshtetësi amerikane. Shtetasit, Martin Vushaj dhe Luigj Selmanaj po udhëtonin me mjetin e tyre të marrë me qera në Malësinë e Madhe në drejtim të pikës turistike të Vermoshit.Sipas policisë, dy shqiptarët me nënshtetësi amerikane janë plagosur lehtë me thikë, pasi janë përleshur me grabitësit. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Policia bën me dije se grabitësit kanë arritur që ti merrnin paratë dhe sende me vlerë si dhe automjetin me të cilin po udhëtonin drejt pikës turistike të Vermoshit.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Grabon në rrethin e Malësisë së Madhe . Martin Vushaj, dhe Luigj Selmanaj ishte kthyer prej disa ditësh nga SHBA, ku jetonin dhe punonin, dhe kanë qëndruar në Shkodër gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, është nisur drejt Vermoshit, ku ka edhe pronat e familjes së tij.Personat e maskuar braktisën automjetin disa minuta pas grabitjes, duke u larguar në drejtim të paditur. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes dhe vënien e tyre para drejtesise.