Protesta kundër armëve kimike, Dragoti: Qytetarët morën në dorë fatin e tyre
Tirana sot i është kthyer normalisht fundjavës, zhurmat e protestuesve në boulevard u zhdukën në 20 minuta pas deklartës së kryeministrit Rama. Sot, nuk kishte më asnjë gjurmë të një manifestimi të tillë që tërhoqi vemendjen e të gjithëve qytetarëve, e medias shqiptare e ndërkombëtare.Përpara Kyeministrisë punonjësit po punojnë për të sistemuar lulet, ndërsa në kryqëzimet kryesore u rikthyen uniformat blu, tashmë për të lehtësuar trafikun. Aty nuk ka më as batanije e as mbetje, tashmë gjithçka i përket së djeshmes.Post protestës kërkuam mendimin e psikologëve sesi ishte parë ky qëndrim qytetar në optikën e tyre. Profesor, Edmond Dragoti, e përkufizon thjeshtë këtë ptotestë, zgjim të vetëdijes qytetare.Profesori argumenton se ndryshe nga të tjera pakënaqësi, për tu veçuar është se protestuesit shmangën politikën, duke treguar se ka arye të forta qytetare e jetësore për të dalë në protestë.Për psikologun e njohur kjo ishte një protestë që tregoi gadishmërinë dhe bashkimin e krenarinë e shqiptarëve për të vendosur vetë për fatet e tyre, pa tundur flamujt partiak.