Rama në Vlorë, inspekton aksionin e INUK-ut për prishjen e ndërtimeve

Kreu i qeverisë ka zbritur në qytetin e Vlorës ku ka ndjekur nga afër aksionin e prishjeve të ndërtimeve përgjatë vijës bregdetare.I shoqëruar nga ministri mjedisit Lefter Koka dhe nga prefekti Besnik Dervishi  kryeministri ka inspektuar nga afër prishjet që u bënë në zonën nga Skela përgjatë Aulonës deri te Uji i Ftohtë.Kreu i ekzekutivit u takua edhe me kreun e INUK Zyhdi Dajti i cili është edhe drejtuesi i aksioneve në qytetin bregdetar. INUK ka vazhduar dhe në fundjavë me prishjen e dhjetra objekteve përgjatë vijës bregdetare por dhe sipër rrugës nacionale ku do te kaloj shëtitorja “Lungo Mare” por dhe zgjerimi rrugës.Operacioni i shembjeve dhe i lirimit të hapësirave nga ndërtesat është ndjekur edhe nga vetë kreu i INUK Zybi Dajti.Mbrëmjen e së shtunës aksioni u shtri në zonën e Aulonës ku u prishën objekte disa katëshe të cilat qëndronin aty pa leje prej shumë vitesh kryesisht në krahun e sipërm të rrugës nacionale.Gjatë gjithë kohës në terren kanë qenë inspektoriatët e INUK-ut si dhe policia e shtetit FNSH dhe policia e qarkullimit rrugor e cila devijonte qarkullimin e automjeteteve në të tjera akse.Deri me tani nga inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar janë prishur 60 objekte si lokale, restorante, bare, banesa, diskoteka, karburante dhe tenda kryesisht poshtë pallateve.Aksioni vazhdon edhe gjatë së dielës me prishje të reja në zonën e “Ujit të Ftohtë” njëherësh dhe me pastrimin e gërmadhave nga fadromat .Zyrtarë të INUK thonë se deri në fund të vitit do të prishen të tëra objektet pa leje në Vlorë, Jonufër,Radhimë, Orikum dhe Llogara si dhe pa ndërprerje do të ketë një tjetër fazë brenda këtij viti për prishjen e atyre objekteve, dokumentacioni i të cilave është ende nën shqyrtim.Deri më tani janë menduar të prishen 200 objekte me dhe pa leje por aksioni pritet të shtrihet më pas në të gjithë jugun deri në kufi me Greqinë.