Tumoret në organet riprodhuese, onkologët: Po godet më shumë të rinjtë
Meshkujt që kanë një histori familjare me tumor,mbipesha para moshës së pubertetit, përdorimi i drogërave dhe ata që mjekohen për infertilitet janë më të prekur nga kanceri tekstikular. Mjekët onkologë thonë se ky tumor po godet të rinjtë nga mosha 20 deri në 34 vjeç. Më të prekur janë të rinjtë nga Tirana, Durrësi e Elbasani, sepse zonat e urbanet shënojnë rastet më të larta.Në 2012 në Shqipëri pati 67 raste të reja me kancerin e ovarit, pra kanceri i vezoreve. Të dhënat bëjnë të ditur se zonat urbane janë 6 herë më të prekura se ato rurale. Përveç fatkorit gjenetik, terapitë në menopauzë janë shndërruar në risk real. Mjekja onkolgoge, Evis Sala, thotë se mortaliteti është i lartë për shkak se ky tumor nuk mund të diagnostikohet heret.Një pjesë e studimeve nga Amerika e Anglia ka treguar se popullësia e bardhë është më e prekur sesa njerëzit me ngjyrë. Në këtë rast nuk ka përfundim të prerë, por harta e sëmundshmërisë dëshmon se kanceri i tekstikujve dhe i ovarit është më i përhapur në Europë, Amerikën e Veriut, Australi dhe në Zelandën e Re.