Manjani për armët kimike:Duhet të kishte ndodhur ndryshe, kemi nevojë për mbështetje

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, i cili ka qënë i ftuari në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, ka folur për çështjen e armëve kimike, duke e quajtur atë një histori të mbyllur dhe të sqaruar tashmë.“Unë nuk besoj se ka ndonjë gjë tjetër për të sqaruar. Komenti më qesharak që kam dëgjuar sot është ai që fituan shqiptarët por humbi Shqipëria. Për mendimin duhet të kishte ndodhur ndryshe në lidhje me çështjen e armëve kimike, pasi ne nuk meritojmë që të jemi midis dy zjarreve, kemi nevojë për mbështetje por dhe ta kuptojmë që nuk jemi vetëm në këtë botë. Ne duhet të jemi solidarë me të tjerët. Shqipëria strategjikisht është pjesë e aleancave të mëdha dhe për pasojë nuk mund të bëjmë strucin dhe nuk mund të pranojmë të na vijnë vetëm ditët e mira. Është një angazhim dhe përgjegjësi për t'u sjellë si shtet serioz kur je brenda aleancave. Kryeministri i dha përgjigje kësaj dhe mendoj se tani është çështje e mbyllur.Nënkryetari i LSI-së ka folur gjithshtu dhe për menaxhimin e territorit shqiptar, duke u shprehur se sfida kryesore e kësaj qeverie është kontrrolli dhe menaxhimi i territorit. Kjo nënkupton shumë gjëra duke filluar që nga pastrimi i territorit nga mbetjet deri tek pastrimi i territorit nga ndërtimet pa leje, të cilat e kanë bërë territorin shqiptar të pajetueshëm ose të jetueshëm më vështirësi dhe kanë ndaluar aksesin e shqiptarëve në çdo gjë publike. Qeveria duhet të  sillet si pronare e pasurisë publike.Manjani nuk ka lënë pa përmendur dhe aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës.“Me anë të një vendimi të Këshillit Kombëtar të Territorit, zonat e bregdetit është shpallur si një zonë rreptësishtë e mbrojtur. Vlora është një rast tipik që në harta është embushur me hapsira të gjelbërta ose me vende me akses publik, porn ë të vërtetë kuer shkon aty shikon që ka ndërtime, pallate, lokale, etj. Të gjitha këto duhen pastruar dhe ky është moment për ta bërë këtë ndërhyrje me çfardo kosto. Kjo është një çështje e padiskutueshme.Ligji shqiptar e përcakton qartë se nuk mund të ketë ndërtime në bregdet te "Uji  i Ftohtë". Duhet të shemben të gjitha pallatet e ndërtuara në bregdet te "Uji i Ftohtë". Ata që kanë dhënë leje ndërtimi në shkelje me ligjin të dalin para drejtësisë”, u shpreh Manjani.