Tiranë, përfshihet nga flakët automjeti, shkaqet e zjarrit ende të paqarta

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet.Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë bllokut të ambasadave, në “Rrugën e Kavajës”, dhe se shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.Po sipas policisë, automjeti me targa Tr  59 76 R,  ishte në lëvizje në momentin që është përfshirë nga flakët, dhe mendohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.Bëhet me dije gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarjeje është bllokuar edhe qarkullimi i makinave në Rrugën e Kavajës.