Shkodër, ngre siparin “Festivali i 51-të i fëmijëve”

Festivali i 51-të mbarëkombëtar i  këngës për fëmijë ka ngritur siparin, ku ashtu si edhe vitet e kaluara ky aktivitet është zhvilluar në ambjente e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.Pas një periudhë të gjatë përgatitje jo vetëm nga organizatorët tradicionalë të Shkodrës, por edhe nga pjesëtarët e stafit artistic, ka ardhur për kënaqësinë e fëmijëve, por dhe qytetarëve të Shkodrës ky festival me traditë.  Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, pjesëmarrësit kanë qenë përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare.Ky është festivali i 51-të radhazi që organizohet pa ndërprerje në qytetin e Shkodrës, një aktivitet ky tradicional i themeluar nga forcat artistike të këtij qyteti, duke e kthyer këtë event në emblemën e këtij qyteti, që ka nxjerrë breza të tërë artistësh.