Arrestimi i mjekut në Vlorë, stafi mjekësor dënon veprimin e Arjan Veshit

Arrestimi pak ditë më parë për korrupsion i mjekut ligjor pranë spitalit rajonal të Vlorës, Arjan Veshi, ka sjellë reagimin e drejtorit të këtij institucioni shëndetësor, Remzi Haxhiu.Në emër të mjekëve të spitalit të Vlorës, drejtori Haxhiu ka dënuar këtë akt të rëndë, duke theksuar se edhe në mbledhjen që zhvilloi me stafin për këtë qëllim, nuk pajtohet në asnjë mënyrë me veprime të tilla, të pahijshme për bluzat e bardha.Drejtori i spitalit të Vlorës, Remzi Haxhiu, ka bërë thirje që çdo qytetar të denoncojë këto raste në qoftë se do të përsëriten.