Berat rritet numri i të sëmurëve me diabet

Sëmundja e diabetit po rritet me hapa të frikshëm në qytetin e Beratit. Adriana Lapardhaja, mjeke endokrinologe, pohon se pranë ambjenteve spitalore por edhe mjekut të familjes, çdo ditë paraqiten raste ku të paktën një person në dite rezulton me këtë sëmundje, ndërkohë që nuk përjashtohen mundësitë që ky numër të jetë akoma më i lartë, pasi jo të  gjithë qytetarët kryejnë analizat përkatëse.Bazuar në këtë statistikë alarmante, në Berat është çelur panairi informues, ku të gjithë qytetarët të kenë mundësi të njihen mbi këtë sëmundje dhe të evitojnë neglizhencën e kryerjes së analizave mjekësore, për të diagnostikuar në kohë sëmundjen e diabetit, e cila po rritet ndjeshëm jo vetëm në qytetin e Beratit, por edhe në mjaft rrethe të tjera në vendin tonë.