Strehimi në Kukës, 600 familje nuk plotësojnë kushtet për kredi

Keshilli Bashkiak i Kukesit i ka derguar qeverise nje kerkese per shtimin e fondeve te kredive te buta per familjet e pastreha. Kjo kerkese ka ardhur duke pare shifrat e larta te familjeve te pastreha, te cilat shkojne ne rreth 600 familje.Kryetari i Keshillit bashkiak, Basri Elezi, ka kerkuar qe qeveria te subvencionoje banken me qellim qe te perfitojne sa me shume te pastrehe, pasi shumica e ketyre familjeve jane shume te varfer dhe nuk i plotesojne dot kriteret qe kerkon banka per te mare kredine e bute.Qarku i Kukesit kap shifrat me te larta te varferise,te papunesise si dhe te pasterheve. Vetem ne rrethin e Kukesit numerohen rreth 600 familje, te cilat prej kohesh jane rregjistruar per te perfituar kredine e bute, mirepo ne mungese te plotesimit te kritereve qe banka kerkon,keto familje vazhdojne te jene ne pritje.