Vendimi i Tiranës vë në vështirësi OPCW, pa vendshkatërrim për armët

Vendimi i Tiranës zyrtare duket se ka vënë në vështirësi ndërkombëtarët. Washington Post e konsideron goditje të madhe për përpjekjet ndërkombëtare për të shkatërruar arsenalin kimik të Sirisë dhe vendimin e Ramës një "Levizje surprize të Shqipërisë". Edhe per prestigjIozen "Time" vendimi i Tiranës është një hap i madh prapa në marrëveshjen ruso-amerikane."Misioni i shkatërrimit të armëve dhe lëndëve kimike u godit rëndë dje kur Shqipëria refuzoi të jetë pjesë e këtij operacioni. Refuzimi surprizë nga vendi i vogël dhe i varfër i Ballkanit la të hapur pyetjen se ku do ta dërgojë arsenalin e Sirisë, gati 1.300 ton, e cila përfshin gaz mustarde dhe sarin, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike? - shkruan Agjencia e lajmeve Associated Press.Malik Ellahi, një zyrtar i organizatës për ndalimin e armëve kimike i ka thenë Associated Press se pas refuzimit të Shqipërisë ka opsione të tjera, të cilat nuk mund të behen ende publike."Nuk mund të përmend emrin e një shteti në këtë moment, por sigurisht që ka opsione dhe ka mënyra për të kryer këtë plan”. Ellahi e konsideorn deklaratën e Ramës si "një vendim sovran që mori Shqipëria".Edhe Voice of Rusia citon burimet e saj brenda kësaj organizate se "Në vendimin që u dha mbrëmë nuk u caktua ende një destinacion por SHBA-të kanë alternativat e tyre".Ndërkaq Këshilli ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike miratoi mbrëmë planin për shkatërrimin e armëve kimike siriane menjëherë pas vendimit zyrtAr të Tiranës se nuk do të pranonte të ishte pjesë e këtij proçesi.Sipas planit të shkatërrimit, arsenali kimik me rrezikshmëri të madhe do të nxirret jashtë territorit sirian deri më 31 dhjetor të këtij viti, arsenal që do të shkatërrohet brenda 31 marsit të vitit 2014, ndërsa u vendos që afati i fundit për shkatërrimin e të gjitha materialeve të mbetura të jetë 30 qershori i vitit të ardhshëm.Bazat, laboratorët dhe ambientet e deklaruara të prodhimit të armëve kimike në Siri do ti nënshtrohen një proçesi shkatërrimi në peridhën 15 dhjetor-15 mars. Mbledhja e OPCW u shty për disa orë në pritje të përgjigjes përfundimtare të Shqipërisë. Fill pas miratimit të planit nga organizata, drejtori i përgjthshëm Ahmet Ümzücü u shpreh:“Në konferencë u kërkua që drejtori i përgjithshëm të krijojë një fond të veçantë për këtë proçes, të informojë vazhdimisht këshillin ekzekutiv për vazhdimësinë e proçesit dhe nëse do të ketë ndryshim të afateve të parashikuara. Pritet që Ahmet Umzucu, të paraqesë në një datë të mëvonshme një plan më të detajuar mbi vendin, kostot e proçesit dhe masat që do të merren në kuadër të sigurisë për procesin e shkatërrimit”.Gjatë mbledhjes, liderë të shumtë të botës shfaqën mbështetje të plotë ndaj misionit të organizatës. Norvegjia premtoi qe do te dergonte anije me ekipe per te ndihmuar ne transportimin e armeve kimike jashte territorit sirian, kurse zyrtarë rusë shprehen se nese armet merren per shkaterrim nga ruset, ne proçes do te asistojne ekspertet ruse me mjetet e nevojshme.