Aksidentohet deputeti i PD, Edmond Spaho, jashtë rrezikut për jetën

Aksidentohet pranë tunelit të Elbasanit deputeti i Partisë Demiokratike, Edmond Spaho. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:25 në aksin Tiranë-Elbasan, ku automjeti tip ‘Benz’ TR044Z me të cilin po udhëtontedeputeti Spaho është përplasur me një mjet ‘Audi Q7’.Për pasojë Spaho ka pësuar shembje në trup, por është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, nga ku mësohet se ka fraktura në kokë, këmbë dhe bark.Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edmond Spaho, është vizituar tek Ushtaraku nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe Klodian Rrjepaj.I plagosur lehtë ka mbetur edhe shoferi i deputetit Spaho, i cili gjithashtu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka marë ndihmën mjekësore. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.